Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve.
Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.
Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për postimet e tij në rrjete sociale që shpesh bëjnë bujë. E këtë herë nuk ka të bëjë me ndonjë ‘thumb’, por me një shprehje shumë të njohur në fakt që e përdorin njerëzit e suksesshëm pas arritjeve që kanë bërë.
‘Mama unë ia dola’ thotë Don Xhoni me anë të një postimi në Instastory ku shfaqet pranë një makine luksoze.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/10/auto_WhatsApp-Image-2022-08-10-at-9.19.14-PM1660165475.jpeg)
Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani.
Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur mbi 28 milion klikime në platformën YouTube.