Njësoj si ne jombretërorët, edhe Kate dhe William përdorin pseudonime për njëri-tjetrin. Sipas Mirror, Kate Middleton ka përdorur një emër të çuditshëm për Princin William.
Tabloidi raporton se Kate e quante Princin William "Big Willy", por gazeta thekson se dukesha nuk e përdor më nofkën e çuditshme për bashkëshortin e saj.
Mesa duket, “Big Willy” e ka prejardhjen që nga vitet e universitetit të çiftit. Megjithatë, të ftuarit e dasmës mbretërore e shijuan kur Princi Harry e përdori këtë emër me shaka për të vëllanë gjatë fjalimit të tij të dasmës.
Një person i brendshëm tha për The Sun se anëtarët e familjes mbretërore, në përgjithësi, nuk janë shumë të mirë në komunikimin me njëri-tjetrin dhe se "nofkat janë një mënyrë për të hequr tensionin familjar".