Stili i saj ekstravagant dhe provokues e karakterizojnë padyshim Era Istrefin.
Artistja tashmë i është rikthyer goxha fuqishëm industrisë së muzikës, teksa po shijon sukseset e dy këngëve të saj më të fundit dhe koncertet e shumta që po realizon.
Era ka arritur të ketë një numër të madh fansash që e pëlqejnë muzikën e artistes dhe nuk është çudi që ata të frymëzohen prej saj.
Stili i saj ekstravagant dhe provokues e karakterizojnë padyshim Era Istrefin. Artistja tashmë i është rikthyer goxha fuqishëm industrisë së muzikës, teksa po shijon sukseset e dy këngëve të saj më të fundit dhe koncertet e shumta që po realizon. Era ka arritur të ketë një numër të madh fansash që e pëlqejnë muzikën e artistes dhe nuk është çudi që ata të frymëzohen prej saj. Së fundmi këngëtarja ka publikuar videon e një fanseje e cila e ka imituar duke u veshur njësoj si ajo dhe duke ‘performuar’ këngën “Bebe” përpara disa personave të cilët e filmojnë. “Wow sa mirë më paske imituar. Për një moment mendova se isha unë. Do të doja të isha aty”– shkroi Istrefi krahas videos.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar videon e një fanseje e cila e ka imituar duke u veshur njësoj si ajo dhe duke ‘performuar’ këngën “Bebe” përpara disa personave të cilët e filmojnë.
“Wow sa mirë më paske imituar. Për një moment mendova se isha unë. Do të doja të isha aty”– shkroi Istrefi krahas videos.