Shakira ka qenë në procesin e ndarjes nga Gerard Pique duke qenë se i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh.
Megjithatë, ajo ka një lidhje të fortë me Barcelonën, këngëtarja ka familjen si dhe miqtë që e mbështesin dhe i kanë kërkuar të largohet nga Spanja dhe të kthehet në Florida.
Miami është “streha” e Shakiras, siç deklaroi miku i familjes dhe agjentja e pasurive të paluajtshme të Douglas Elliman, Ana Lourdes Martinez.
“Miami është shtëpia e saj”, tha gruaja për The Post, duke u shprehur më tej: “Prindërit e saj jetojnë këtu, vëllai i saj jeton këtu, mbesa dhe nipi i saj jetojnë këtu. Ajo nuk ka familje në Spanjë. Është një mjedis ndryshe nga Barcelona”.