Dje Einxhel ka konfirmuar shtatzëninë e saj duke publikuar një video bashkë me Dj Dagz, ku shihej barku i saj i fryrë.
Ata prej kohësh ishin në qendër të vëmendjes pikërisht për këtë gjë.
Në videon që postoi Einxhel vëmendje mori komenti i Dj Pm-it, mikut dhe bashkëpuntorit më të mirë të Dagzit që ndryshe e konsiderojnë njëri-tjetrin edhe si vëllezër.
“Eyyy Eyyy po bona axhi Pm tash, urime, urime”, ka shkruar Pajtimi.
Komenti i tij për pak minuta arriti qindra pëlqime nga ndjekësit e Einxhel.
