Aktorja e njohur ka folur një vit pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Afganistani dhe talebanët morën kontrollin e vendit, dhe përshëndeti gratë për luftën e tyre mes tmerrit dhe fatkeqësisë.
Duke shkruar për revistën TIME, Angelina Jolie tha se gratë e Afganistanit janë të jashtëzakonshme për forcën, qëndrueshmërinë dhe shkathtësinë e tyre.
Ylli i Eternals iu referua trajtimit të tyre në vend, duke përfshirë rrahjet publike, rrëmbimet, burgosjet politike dhe martesat e detyruara.
"Megjithatë, pavarësisht nga rreziqet, rezistenca më e madhe ndaj përmbysjes së të drejtave të grave në Afganistan nuk ka ardhur nga fuqitë e huaja, por nga vetë gratë afgane, të cilat kanë dalë në rrugë," tha Jolie.
Ajo sulmoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për marrjen e vendimit për t'u tërhequr, duke e etiketuar si "hapin më të keq të mundshëm" ndërsa ofron një mesazh shprese se situata aktuale nuk është "kapitulli i fundit".
"Ka pasur kapituj të ndryshëm në historinë e Afganistanit dhe shumë momente të errëta. Ky është padyshim një prej tyre. Por jam e sigurt se ky nuk është kapitulli i fundit. Ëndrra e një Afganistani pluralist dhe të hapur të ndërtuar mbi përpjekjet e barabarta dhe zërat e lirë të të gjithë njerëzve të tij mund të duket - dhe është në realitet - një shpresë e largët. Por e di që është e mundur. Kjo nuk përfundon këtu," tha Angelia Jolie.