Vera Ora, nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Ora, këtë të shtunë ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Ora në postimin e saj në Instagram tha se Osmani mbështet kontributin e saj për të minimizuar stigmën rreth shëndetit mendor.
“Presidentja modeste dhe e fuqishme e Kosovës, Vjosa Osmani, mbështet kontributin për të minimizuar stigmën rreth shëndetit mendor që është bërë globale”, ka shkruar Ora.

Në lidhje me këtë postim ka reaguar edhe vetë këngëtarja Rita Ora, e cila nënën e saj e presidenten i cilësoi si inspirim për të.