Aktorja Arjola Demiri po shijon disa ditë relaksi ku nuk kanë munguar as postimet në rrjetet sociale.
Por veçanërisht një postim i fundit ka marrë vëmendje të madhe. Aktorja publikoi në profilin e saj në TikTok një video ku shprehet: “Vetëm të kisha pasur fat në dashuri… e di ku kisha arrirë”
Ndjekësit menjëherë kanë shpërhyer në komente ndaj postimit të aktores, duke e komplimentuar dhe duke i thënë se “është ende e re” dhe “ka kohë për të gjetur dashurinë”.Një pjesë e mirë e komenteve janë pëlqyer nga vetë aktorja.
Ish-banorja e BBV provokon shpesh me postime të tilla në rrjetet sociale.
Aktorja publikoi më herët një foto ku pozon krah një busti në Bodrum të Turqisë.
“Burri i ëndrrave të mia”– shkroi Arjola krahas fotos, duke shtuar më tej se kjo është një tjetër nga shakatë e saj.
Shakaja e nisur nga postimi i saj vijoi edhe në seksionin e komenteve, ku aktorja iu përgjigj miqve dhe ndjekësve të saj.
“Më mirë këtë burrë pa llafe se sa disa si papagaj”– i ka shkruar një ndjekës, të cilit Arjola i përgjigjet: Sa mirë do ishte.
“Çift i mrekullueshëm”- i shkruan një tjetër ndjekës Arjolës.
Pak kohë më parë ajo publikoi në Instastory një foto ku pyeste ndjekësit: “Çfarë thonë kur ke nur?”
Me sa duket pjesa më e madhe e ndjekësve u përgjigjën se aktorja është në pritje të ëmbël ose e dashuruar. Këtë e bëri të ditur vet ëish-banorja e BBV, e cila në një video në Instastory shprehet: “Sot e mora vesh që ka vetëm 3 zgjidhje kur ke nur. E para është shtatzënia, e dyta “ke rënë në dashuri” dhe e treta “do të vdesësh.” Wtf, asnjëra. Shoqet i kam shtatzënë dhe mua më ka rënë nuri.”