Christina Aguilera dhe Matthew Rutler nuk kanë "nuk kanë plane" të martohen pas fejesës 8-vjeçare. Arsyeja? Shumë e thjeshtë. Ata nuk kanë nevojë për një dokument për të vërtetuar dashurinë e tyre.
Një burim i brendshëm thotë se "ata janë të lumtur ashtu siç janë" dhe as nuk po e mendojnë martesën.
Këngëtarja e "Beautiful", 41 vjeç, dhe kitaristi, 37 vjeç, u njohën në xhirimet e filmit "Burlesque" të vitit 2010. Drama muzikore u shfaq si premierë ndërsa Aguilera ishte në mes të një divorci nga ish-bashkëshorti Jordan Bratman, me të cilin ajo ka një djalë, Max, tani 14 vjeç.
Dyshja u fejua në ditën e Shën Valentinit në vitin 2014 dhe ata mirëpritën vajzën e tyre, Summer Rain, në gusht të po atij viti.
Në 2015-ën, këngëtarja u shpreh:
“Dashuria jonë është aq e sigurt sa nuk kemi nevojë për një martesë për të vërtetuar angazhimin tonë. Për momentin po kënaqemi me vajzën, familjen dhe punën tonë.”
Shtatë vite më vonë, kjo pikëpamje mbetet e njëjtë.