Më në fund, pritjes i erdhi fundi. Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bërë prindër për herë të parë këtë të shtunë.
Moderatorja ka sjellë në jetë djalin e saj dhe sapo e ka ndarë momentin e parë përmes një videoje emocionuese.
Duke ndarë me të gjithë lajmin se sapo ka marrë një status të ri, Dojna zbulon njëkohësisht edhe emrin me të cilin ajo dhe Vlashenti kanë vendosur ta quajnë të birin – Nolan Sata.
Me qindra urime kanë shkuar për moderatoren e njohur të ekranit dhe për momentin e saj më të ëmbël të jetës.