Kreatorja shqiptare, Blerina Kllokoqi-Rugova, është pajisur me pasaportë shqiptare.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kreatorja e njohur përmes një postimi në ‘Instastory’.
Ajo ka publikuar dokumentin në të cilin është miratuar kërkesa për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Në të tutje bëhet me dije se brenda gjashtë muajve duhet të bëhet betimi përkatës, siç e parasheh ligji.
Jo vetëm Blerina, me pasaportë shqiptare janë pajisur edhe personazhe të tjera publike.