Sarah Berisha dhe Dj Pm, janë njëri nga çiftet më të dashur për publikun.
Ata krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke e vazhduar edhe jashtë atyre mureve.
Teksa janë duke e shijuar lidhjen e tyre, ata sjellin edhe shumë çaste të bukura bashkë.
Por, përtej kësaj, Sarah, shpesh hap mundësinë për t’i parashtruar pyetje asaj ndjekësit në ‘Instagramit’.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/24/auto_Screenshot_3-651661358580.png)
Edhe së fundi ajo e ka bërë një gjë të tillë.
Sarah është pyetur se çfarë i pëlqen më së shumti në Prishtinë dhe përgjigjja e saj ishte tejet e ëmbël.
“PM”, ishte përgjigjja e shkurtër e Sarës, e cila dëshmon se ata janë duke shijuar lidhjen e tyre.