Pandemia ka ndikuar që shumica e personave të kenë probleme me stresin dhe ankthin.
Një gjë të tillë duket se e ka kaluar edhe këngëtarja kosovare, Vesa Luma.
Ajo prej vitesh jeton në Zelandën e Re, bashkë me bashkëshortin e saj dhe djalin, Vesa, ku edhe është aktive me postimet e saj edhe për publikun shqiptar.
Së fundi, Vesa, ka hapur një pyetësor në ‘Instagram’, ku jep dhe merr këshilla nga ndjekësit e saj lidhur me stresin dhe ankthin.
Vesa që pas pandemisë ka patur probleme me ankthin andaj tani ka një ditar, mediton, bën ecje dhe mbi të gjitha i rri larg mediave sociale.
Ajo i dha këto këshilla për ndjekësit e saj.