Albërije Hadërgjonaj dhe mbesa e saj, Beatrix Ramosaj kanë përgatitur një surprizë të bukur për fansat.
Burime për "Prive" kanë zbuluar se dyshja do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim, i cili është pritur prej vitesh.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ende, por kaq ka mjaftuar që të lindë kurioziteti.

Kujtojmë se që pas daljes nga "Big Brother VIP" Beatrix është treguar më aktive se kurrë në muzikë dhe ka sjellë tre këngë të reja.