Donald Veshaj, pas daljes nga “Big Brother VIP”, ka filluar karrierën edhe si këngëtar.
E së fundi, ka paralajmëruar edhe projektin e tij më të ri.
Kënga titullohet “Hesht” dhe do të publikohet me 1 shtator.
Kjo u bë e ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’.
Ndryshe, këngët e mëhershme të Donaldit, janë konsideruar dedikime për moderatoren shqiptare, Bora Zemani.
