Një makinë e përdorur nga Diana, Princesha e Uellsit, është shitur në ankand me një shifër marramendëse, plot 650 000 £.
Princesha Diana, e cila vdiq 25 vjet më parë, e ka përdorur makinën ‘Ford Escort RS Turbo’ për gati 3 vjet që nga gushti i vitit 1985. Ajo është fotografuar me këtë makinë jashtë një dyqani në Chelsea dhe në Kensington.
Makina, e regjistruar me targën C462FHK, u shit përfundimisht nga Silverstone Auctions në Warwickshire, tek një blerës në Cheshire.
Shtëpia e ankandeve me bazë në Leamington Spa u tha njerëzve në shitje se ishte “makina e ditës”.
Drejtuesi i ankandit, Jonathan Humbert, tha se kishte pasur interes të madh për automjetin, i cili kishte marrë numrin më të madh të ofertave telefonike të firmës në 12 vjet.
Oferta nisi me 100,000 £ dhe shpejt u bë një garë midis blerësve në Dubai dhe Coventry.
450,000 £ ishte oferta kryesore që erdhi nga Cheshire dhe Dubai - me blerësin me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili fitoi përfundimisht.
Drejtuesi i ankandit u shpreh i habitur kur oferta u rrit: "500,000 £ për një Ford Escort? Nuk e kam thënë kurrë më parë", – tha ai.
Megjithatë, Humbert kishte thënë më herët se makina përfaqësonte një "pjesë të historisë".
Makina e shitur të shtunën besohet të jetë unike si e para dhe e vetmja e zezë 'RS Turbo Series 1' - siç është rënë dakord midis S014 dhe Ford për arsye diskrecioni - në vend të modelit të zakonshëm të saj, të bardhë.
Në qershor 2021, një tjetër 'Ford Escort' i përdorur nga Princesha Diana u shit në ankand për 52,000 £.