Ata e kanë lënë javë më parë angazhimet dhe Amerikën e si duket kanë menduar edhe për muzikën dhe ndjekësit e tyre.
Po flasim për vëllezërit Flori dhe Argjend Lloga të cilët kanë realizuar këngë dhe klipe mjaft të bukura që pritet të vijnë shumë shpejt.
Ne mësojmë se e para do të jetë "Pa ty" nga Flori me muzikë nga Mariglen Boja. Më pas hiti tjetër ku ribashkohen për të përsëritur suksesin me projektin e ri të dy vëllezërit me titull " Etjen ma shuaj" nga BBF Studio, me tekst bga Arjana Fetahu Gaba.

Më pas do të jetë gati edhe dueti qê Argjendi ka realizuar me artisten Dava Gjergji me titull " Motër e vëlla" me tekst dhe muzikë të Gjovalin Dushaj, orkestrim Kujtim Shala dhe video nga Dart Channel.
E kush nuk është gati pêr këto super projekte që po vijnë nga artistët e njohur Lloga.BS