Clara Chia, vajza që i ka rrëmbyer zemrën futbollistit Gerard Pique , ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që kur lidhja e saj me mbrojtësin e Barcelonës u zbulua publikisht.
Që atëherë, të gjithë kanë bërë të njëjtën pyetje: Çfarë roli ka partnerja e re në kompaninë e futbollistit, ‘Kosmos’?
Sipas raportimeve, 23-vjeçarja punon në departamentin administrativ, pjesërisht falë trajnimit të saj për marrëdhëniet me publikun. Përveç kësaj, Chia tashmë është njohur me kompaninë, pasi në fillime ka punuar atje si praktikante.

Çifti u takua në një nga klubet që mbrojtësi i Barcelonës vizitoi me disa shokë të tij të skuadrës, si Riqui Puig, ku Chia punonte si kameriere. Që atëherë, Pique është frekuentuar rregullisht me të.
Rikujtojmë se partnerja aktuale e spanjollit thuhet të ketë arritur për një kohë të shkurtë diçka që këngëtarja nuk e kishte arritur në 12 vitet e lidhjes së tyre.
Sipas ‘Ya es mediodia’, 22 -vjeçarja ka hyrë në rrethet e ngushta të qendërmbrojtësit, gjë që Shakira nuk e kishte bërë kurrë.
Sipas emisionit Telecinco, 45-vjeçarja asnjëherë nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë e Pique.
Karakteri më i qetë i Chias besohet të ketë qenë vendimtar në krijimin e raporteve të mira me personat e afërt të të dashurit të saj.
Burimet thonë se Shakira e kishte pasur nofkën “Shefja” për shkak të karakterit të saj të keq në raport me miqtë e ish-bashkëshortit. Për më shumë, ajo asnjëherë nuk ishte përzier me miqtë e vjetër të ish-burrit e as me gratë e tyre.