Kylian Mbappé raportohet se është në një lidhje me modelen transgjinore Ines Rau.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe modelja dyshohet se nisën romancën disa muaj më parë. Për herë të parë u panë së bashku muajin e kaluar gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.
Më vonë, paparacët e fotografuan futbollistin me Ines Rau në një jaht. Megjithatë, asnjë prej tyre ende nuk ka reaguar ndaj thashethemeve.
Ines, e lindur në Paris në vitin 1990 nga prindër algjerianë, është e njohur në të gjithë botën si modelja e parë transgjinore që pozoi në kopertinën e Playboy në vitin 2017.
Në moshën 16-vjeçare, iu nënshtrua një operacioni për të ndryshuar gjininë, por vetëm në moshën 24-vjeçare bëri publike historinë e saj.
Në vitin 2018, u publikua autobiografia e saj “Gruaja”, ku përshkroi shndërrimin nga burrë në grua.
“Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë, sikur të ishte hapur dryni që më mbajti të mbyllur për kaq shumë kohë. Këtë herë jam totalisht grua”, tha ajo.
Ndërkohë futbollisti i Paris Saint-Germain ishte në një romancë me aktoren Emma Smet.