Artistja kosovare, Ana Kabashi sot përmes një postimi në Instagram ka thumbuar disa nga koleget e saj.
Ajo tha se disa nga artistet me raste të tilla si përdhunimi, po i promovojnë këngët e tyre.
“Shumë artista të mdhaj, po i shoh me kësi raste duke i promovu qe me demek kanë prek kësi tema. Mos promovo këngë po qu dil në marsh kundër këtyre ngjarjeve e fol për këtë punë se shumë njerëz të përcjellin, ndër to shumë vajza të reja”, shkroi ajo.
Theksojmë se rasti i përdhunimit të 11 vjeçares ka nxitur reagime të shumta nga personazhe të ndryshme publike.