Djali i madh i Anne Heche ka kërkuar të fitojë kontrollin e pasurisë së aktores së ndjerë pas vdekjes së saj të parakohshme. Homer Laffoon paraqiti dokumentet në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të mërkurën, duke kërkuar që ai të emërohej administrator i pasurisë së Heche, pasi ajo nuk la pas një testament.
Homer, 20 vjeç, po kërkon gjithashtu që gjykata ta emërojë atë kujdestar mbi vëllain e tij 13-vjeçar, Atlas, tregojnë dokumentet gjyqësore të siguruara nga Page Six. Homer vuri në dukje se vlera e pasurisë së nënës së tij është "e panjohur", prandaj do të duhet t'i nënshtrohet kontabilitetit ligjor.
Një seancë dëgjimore është caktuar më 11 tetor për të trajtuar këtë çështje.
Heche vdiq në gusht të këtij viti pasi u aksidentua me makinën e saj, duke hyrë në një shtëpi në Los Anxhelos dhe pësoi lëndime kritike. Një javë më vonë ajo u nda nga jeta.