Në një kohë kur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, çifti tjetër i familjes, Sarah Berisha dhe Dj PM, me sa duket po bëjnë plane për martesë. Periudha e verës ka qenë mjaft impenjative për ta, sidomos për reperin, nëpër koncerte, por kjo nuk i ka penguar të dy të bëjnë plane. Madje edhe për martesë.
Sara, vazhdimisht ndan biseda private me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe në komunikimin e fundit me ta ka ndarë edhe një pyetje që, me siguri, i është bërë shumë shpesh: A ka në plan të martohet?
‘Po, madje atë gjë diskutojmë çdo ditë...’ përgjigjet Sarah për pyetjen e fansave të saj.
Meqenëse martesa qenka diskutimi i tyre i përditshëm, me siguri Dj PM dhe Sarah do të vendosin shpejt të hedhin një hap tjetër në raportin e tyre.