Nuk ishte një ditë e zakonshme dhe këngëtarja Manjola Nallbani e zgjodhi jo rastësisht 21 qershorin. Në nder të ditën së muzikës, Manjola këtë herë mendoi një ide krejt origjinale – si asnjëherë më parë, këngët e repertorit të saj u shoqëruan edhe me një sfilatë mode, ideuar dhe realizuar nga stilistja Enada At’Nikolla.
Me një udhëtim muzikor, nga veriu në jug, në Shqipërinë e Mesme, Kosovë e Çamëri, Manjola krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme në Pallatin e Brigadave, në kryeqytet.
Sikurse këngët e përzgjedhura nga artistja shumëdimesionale, edhe veshjet e stilistes së njohur ishin me të njëjtën tematikë, të frymëzuara nga tradita dhe muzika popullore shqiptare.
Përveç koleksionit ekskluziv, të kuruar në ccdo detaj, At’Nikolla ishte kujdesur edhe për veshjet plot elegancë dhe hijeshi të Manjola Nallbanit, por edhe të gjithë muzikantëve që u ngjitën në skenë.
Koncerti u transmetua mbrëmjen e sotme në ekranin e Tv Klan.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/05/auto_-640-0-6314e00f78e941662352101.jpg)