Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo është ndër personazhet më kontrovers në vendin tonë.
Këngëtari prej 3 vitesh tashmë ka qëndruar larg skenave shqiptare për shkak të varësisë së tij ndaj alkoolit dhe drograve.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në “Aldo Morning Show”, ku ka folur me tone të ashpra ndaj kolegëve të tij.
I pyetur rreth zhvillimit të dukshëm të koncerteve këtë sezon veror, Kastro tregoi se jo gjithçka është siç duket. Shumica e artistave shqiptarë janë në gjendje të këndojnë kudo për “disa lekë”, sipas tij.
“Artistët tanë të mëdhenj për disa lekë këndojnë edhe në oborrin tënd. Është tjetër gjë tregu botëror dhe gjë tjetër që x artist këtu të rritur me gjizë dhe me hudhra ta shesin vetën si diva ndërkombëtarë,”-u shpreh këngëtari.