Rrëfimi interesant i Afrim Muçiqit: Dasmori na dhuroi 7-8 mijë euro fals

Mediale Vip

Rrëfimi interesant i Afrim Muçiqit: Dasmori na dhuroi 7-8 mijë euro fals

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 23:52
Këngëtari i njohur, Afrim Muçiqi

Këngëtari i njohur, Afrim Muçiqi, i ftuar në një studio televizive është rrëfyer rreth disa rasteve interesante gjatë ahengjeve ku ai ishte i ftuar. 

Ai tha se në një aheng në Shkup, një person i kishte dhënë 7 ose 8 mijë euro kinse bakshish, gjë që më pas doli të jetë e pavërtetë, kjo pasi paratë ishin vetëm dekorative.

“Ka momente kur ka monedha dekorative qe është problem me i identifiku. Ne Shkup, edhe tash na faktikisht normal kur o bakshish na vjen disponimi…Ishte një moment i cili i kishte nja 7, 8 mijë euro të gjitha dekorative, ne normalisht u disponuam por pastaj doli qe shkyhen shumë lehtë”, tha ai në ATV.

Ndërkaq, i pyetur nëse e pëlqen bakshishin, ai tha se paratë që merr i ndanë bashkë me orkestër. Kurse i njëjti tha se këtë vit kishte dasma ‘mjaftueshëm’, dhe se nuk ka harruar të marrë pjesë në ndonjërën nga ato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat