Ata janë një nga çiftet më të pëlqyera në trojet shqiptare që gëzojnë një raport prej shumë vitesh.
Bëhet fjalë për komedianin dhe biznesmenin e njohur Ermal Mamaqi si dhe partneren e tij prej shumë vitesh, Amarda Toska.
Të njëjtit janë të martuar që një kohë dhe sot (10 shtator) festojnë përvjetorin e 12-të të martesës.
Me këtë rast ka qenë Ami ajo e cila ka bërë një dedikim për partnerin në një postim të shpërndarë në Instagram.
“Gëzuar përvjetorin e martesës dashuria ime, bashkudhëtari im i jetës”, nis postimi i Amardës.
“Me ty në çdo kohë, bashkë në suksese apo sfida, jeta është një eksperiencë jashtëzakonisht e bukur. Të dua”, tha më tej ajo.
Amarda dhe Ermali theksojmë që kanë bashkë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë.