Koncerti i 9 shtatorit, një ndër 5 koncertet më të ndjekura në botë

Mediale Vip

Koncerti i 9 shtatorit, një ndër 5 koncertet më të ndjekura në botë

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 23:17
Koncerti i 9 shtatorit

Mbrëmja e djeshme në Izmir ka qenë e jashtëzakonshme për të gjithë fansat e këngëtarit të njohur turk, Tarkan. Koncerti i tij, i ndjekur nga një audiencë e jashtëzakonshme me më shumë se dy milionë njerëz, hyri në histori si "një nga 5 koncertet më të mbushura me njerëz në botë" mes të gjitha koncerteve në natyrë dhe pa pagesë.

Koncerti u mbajt nga Bashkia Metropolitane e Izmirit, në kuadër të 9 shtatorit, 100-vjetori i çlirimit të Izmirit.

Raportohet se qytetarët që kanë ndjekur koncertin ishin më shumë se 2 milionë.

Koncerti i Tarkan u rendit menjëherë në ‘top 5’ e koncerteve më të pëlqyera në botë, nisur edhe nga numri i pjesëmarrësve. i fundit me një numër të madh ndjekësish (rreth 3.5 milionë) ka qenë koncerti i Jean-Michel Jarre, në Moskë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat