Familjarët i dalin në ndihmë Cara Delevingnes pas imazheve në gjendje të çrregullt

Mediale Vip

Familjarët i dalin në ndihmë Cara Delevingnes pas imazheve në gjendje të çrregullt

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:29
Cara Delevingn

Motra e Cara Delevingne është përpjekur të jetë në krah të supermodeles mes shqetësimeve në rritje për sjelljen e saj.

Poppy, 36 vjeçare, e cila jeton në Londër, u pa duke u larguar nga rezidenca e Caras në Los Angeles të premten në mbrëmje.

Vetëm disa ditë më parë u shfaqën imazhe shqetësuese të Caras, 30 vjeçare, që sillej në mënyrë të çrregullt.

Ajo kishte lënë këmbët të varura nga dritarja e një Chevy Suburban ndërsa një shofer e çoi në aeroportin privat Van Nuys në Los Angeles për të hipur në një avion privat Gulfstream V.

E veshur me një bluzë të Britney Spears, ajo mori rrugën për në aeroplan, por zbriti 45 minuta më vonë dhe u pa duke ecur lart e poshtë, duke u përkulur dhe duke bërë veprime të çuditshme.

“Pinte duhan dhe fliste e nervozuar në celularin e saj, të cilin e lëshoi në një moment”, tha një dëshmitar për The Mail të dielën.

Në fillim të këtij muaji, Cara u pa jashtë një dyqani në Los Angeles duke pirë një substancë të panjohur nga një tub dhe duke hedhur lëng nga një shishe në gojë.

Një mik i familjes tha: “E gjithë kjo është shumë shqetësuese. Cara ka qenë e hapur për problemet e saj të shëndetit mendor në të kaluarën”.

“Ajo vjen nga një familje shumë e mirë dhe natyrisht, ata do të mblidhen dhe do të bëjnë gjithçka që duhet për ta ndihmuar”.

“Familja është e shqetësuar qartë për të, prandaj Poppy menjëherë shkoi të ishte me të. Të gjithë janë të shqetësuar për sjelljen e Caras”.

Modelja dhe aktorja pritej të merrte pjesë në një sfilatë Puma në New York të martën, por burimet tani thonë se ajo nuk ka gjasa të marrë pjesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat