Adis Patushi shpreh publikisht mallin për të birin, komenti i Fifit merr gjithë vëmendjen

Mediale Vip

Adis Patushi shpreh publikisht mallin për të birin, komenti i Fifit merr gjithë vëmendjen

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 14:53
Adis Patushi dhe djalin

Vëmendjen e Adis Patushit nga këngëtarja Filloreta Raçi së fundmi e ka marrë djali i tij, Troi.

Partneri i këngëtares ka publikuar një foto në Instagram me djalin e tij që e ndan me Adrola Dushi. Krahas imazhit ku duken babë e bir nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Adisi ka lënë edhe një dedikim të ndjerë, ku shprehet se i mungon shumë Troi.

“Për flappyboy-n tim.. je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.. në këtë botë je bota ime Troi Patushi. Babit i mungon shumë!”- shkruan ai krahas fotos.

Mirëpo, nëse mendoni se pas këtij postimi të ëmbël ka munguar një reagim nga Fifi, gaboheni. Këngëtarja në seksionin e komenteve ka lënë disa zemra për partnerin dhe djalin e tij.

Image
Komenti

Fifi dhe Adisi po e jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat