Rita Ora dukej mahnitëse gjatë daljeve të saj në Brazil. Këngëtarja u fotografua para performancës së saj në një event të Costa Brazil me Vogue Brazil.
Rita ndezi rrjetin duke ekspozuar të brendshmet e saj nën fustanin shumëngjyrësh të tejdukshëm, i cili kishte një dizajn zinxhir përpara. Gishti i saj i unazës nuk dukej në foto. Ajo u shfaq me sandale të zeza me rripa me detaje diamante. Flokët i kishte bërë kaçurrela natyrale ndërsa pozonte për foto para një sfondi me gjethe jeshile.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” u bashkua më vonë me motrën e saj Elena dhe shokun Vas J Morgan teksa pozuan të 3 për një foto. Pas eventit, këngëtarja ndau një galeri fotografish të saj e veshur me pantallonat të shkurtëra me printe duke hipur në një helikopter për performancën e saj të radhës. Ajo i kombinoi me geta të printuara dhe një triko jeshile.
Rita u fotografua në skenë në Festivalin Rock in Rio në Cidade do Rock . Këngëtarja tregoi format e saj me një ‘body’ fantastik argjendi me thekë diamant dhe doreza të ngjashme. Ajo veshi një palë këpucë me taka.