Pete Davidson bëri një paraqitje surprizë në Emmy 2022 për të prezantuar çmimin për serialin më të mirë komedi, por ajo që ra në sy ishte veshja e tij. Pete u shfaq i veshur njësoj si Kanye dikur.
Davidson kishte veshur një xhaketë gri Dickies "Eisenhower" (60 dollarë) me pantallona gri dhe syze dielli të bardha - një veshje pothuajse identike me atë të veshur më parë nga West.
Reperi veshi të njëjtën xhaketë në ngjyrë të zezë ndërsa shoqëronte gruan e atëhershme Kim Kardashian në Met Gala në vitin 2019. Pamja e tij e thjeshtë ishte një përpjekje për të mos tërhequr vëmendjen nga fustani Thierry Mugler që e bëri Kim-in një nga yjet më të përfolur të mbrëmjes.
Por pse Pete zgjodhi pikërisht këtë veshje në Emmy 2022?! Këtë nuk e dimë, por ajo që dimë të themi është se marrëdhënia e tij me Kanye-n ka qenë e tensionuar gjatë gjithë romancës së Pete dhe Kim.
