Bardhi ka bërë të ditur se tashmë i kë përfunduar xhirimet e videoklipit të ri muzikor.
Këngëtari njëherësh i ka paralajmëruar fansat e tij se do të vijë edhe me një befasi.
Këto pohime, ai i ka bërë në Instagram duke i shoqëruar me disa fotografi të postuara.
“Xhirimet e videoklipit janë kryer, shumë shpejt me një surprizë”, shkruan në përshkrim.
Theksojmë se Bardhi ka sjellë një sërë hitesh, ndërsa fansat e tij mezi i presin realizimet e reja muzikore.