Mbreti Charles III udhëhoqi vëllezërit e motrat e tij, si dhe anëtarët e vjetër të familjes mbretërore që të shoqëronin arkivolin e Mbretëreshës teksa po kalonte rrugën nga Pallati Buckingham në Westminster Hall këtë pasdite.
Mbreti i ri ecte pas karrocës që mbante arkivolin e nënës së tij të dashur, ndërsa ai ishte i rrethuar nga Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Eduard .
Pas tyre, në radhë vinte Princi William i cili po ecte me uniformë ushtarake së bashku me vëllain e tij Princin Harry dhe kushëririn Peter Phillips – djalin e Princeshës Anne.
Siç pritej, as Harry dhe as Princi Andrew nuk kishin veshur uniformë ushtarake dhe në vend të kësaj ishin me kostume të thjeshtë.
Pas tyre ishte e veja e Dukës i Gloucester – i cili është kushëriri i parë i Mbretëreshës – dhe Zëvendësadmirali Sir Timothy Laurence, burri i Princeshës Anne.
Gjithashtu, pjesë e procesionit ishin anëtarët besnikë të stafit të mbretëreshës së ndjerë, duke përfshirë dhe kujdestarin e Pallatit, të cilët ecën drejtpërdrejt përpara arkivolit.
Anëtarë të tjerë të përkushtuar të familjes së Mbretëreshës përfshinin ndihmësin e saj kryesor, sekretarin privat Sir Edward Young.
Atje ishte edhe Mjeshtri i Familjes në Pallatin Buckingham, Zëvendës Admirali Sir Tony Johnstone-Burt.