Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid u panë për herë të parë bashkë gjatë fundjavës, në një festë të Javës së Modës në Nju-Jork.
Në fotot e siguruara nga Daily Mail, të dy dukeshin të përqëndruar në bisedë, madje DiCaprio i pëshpëriste në vesh Hadid ndërsa ajo përkulej përpara.
Në një moment, ylli i "Titanic" fotografua teksa i vuri duart mbi shpatullat e modeles para se të kapte dorën e saj.
Dyshja dukej se ishin të veçuar nga pjesa tjetër e festës ekskluzive të organizuar nga miku i DiCaprios, Richie Akiva dhe Darren Dzienciol, sipas burimeve të Page Six.
“Leo ishte me miqtë e tij dhe Gigi ishte me mikeshat e saj modele dhe të gjithë po rrinin në një tavolinë”, tha një burim të martën.
Lajmi për lidhjen e çiftit erdhi si një surprizë për shumë njerëz, pasi DiCaprio njihet për lidhjet e tij me vajza nën 25 vjeç. Jo vetëm që Hadid është vajza më e madhe në moshë me të cilën aktori është takuar prej kohësh, por ajo është gjithashtu nëna e vetme për të cilën ai ka shfaqur ndonjëherë interes.
Rikujtojmë se Gigi ka në vajzë 2-vjeçare, të quajtur Khai, me ish-anëtarin e "One Direction", Zayn Malik.