Rap-artisti i njohur shqiptar, Majk, ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ku edhe ka ndarë me fansat një pjesë të këngës.
Në një video të publikuar në Instagram, Kastriot Rexha (emri i vërtetë) shfaqet duke interpretuar një fragment të tekstit.
E fundit këngë e publikuar nga reperi mban titullin “Ma Cherie” në duet me Anxhelo Kocin.