Nipërit e mbretëreshës, duke përfshirë William edhe Princin Harry, kanë qëndruar rreth arkivolit të saj mbrëmjen e kaluar.
Teksa fëmijët e Elisabeth II, përfshirë edhe mbretin Charles III, largoheshin nga salla, publiku i duartrokiti. Ndërsa vizita e nipërve ka zgjatur rreth 15 minuta.
Dy djemtë e mbretit ishin bashkë me Peter Phillips, Zara Tindall, Beatrice dhe Eugenie, Lady Louise Windsor dhe James, Viscount Severn.
Ndërsa Duka i Sussex-it është lejuar të veshë si pjesa tjetër e nipave të monarkes britanike uniformën ushtarake. Princi Harry nuk është parë me uniformë ushtarake që kur u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore në vitin 2020.
Ai shërbeu në Afganistan si pjesë e Ushtrisë. Tashmë ai tani jeton në Kaliforni me gruan e tij Meghan dhe dy fëmijët e tyre.
Princi Andrew gjithashtu u lejua të vishte uniformën e tij ushtarake ndërsa qëndronte të premten.
62-vjeçari dha dorëheqjen si anëtar i familjes mbretërore në vitin 2019, pas një interviste në Newsnight në lidhje me Jeffrey Epstein. Princit më vonë iu hoqën titujt e tij ushtarakë.
Mbretëresha do të qëndrojë në Westminster Hall deri në funeralin e saj të hënën. Radha për të parë arkivolin shtrihet deri në parkun Southwark. Zyrtarët kanë thënë se nëse parku arrin kapacitetin, hyrja do të ndërpritet.