Nga tradhtia ndaj Ana Gjinit, tek lidhja e re, rrëfehet Bruno Shemsho: Ec me hapa të sigurt…

Mediale Vip

Nga tradhtia ndaj Ana Gjinit, tek lidhja e re, rrëfehet Bruno Shemsho: Ec me hapa të sigurt…

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 06:32
Bruno Shemsho

Deri më sot, nuk ekziston një çift i krijuar brenda Përputhen që i ka rezistuar kohës dhe vazhdojnë me njëri-tjetrin.

Ndarja e fundit që bëri bujë të madhe në rrjet është ajo e Bruno Shemshos dhe Florjana Gjinit. Dyshja disa javë pasi dolën së bashku, u ndanë duke lënë mister arsyet që i çuan drejt këtij vendimi.

Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar kunjat në rrjetet sociale, ku Ana pretendoi edhe që Bruno e kishte tradhtuar.

Së fundmi në një intervistë për “Shqipëria Live”, ish-konkurenti i Përputhen e mohoi këtë duke u shprehur se zanafilla e problemeve të tyre ka qenë një sherr i Anës me një mik të tij.

Nuk kam bërë asgjë të pahijshme, as dhune e as tradhti. Pas konflikteve të shumta në rrjete sociale, një ditë ka pasur probleme me mikun tim. Edhe pastaj kam shkuar unë të flas me të dhe kam dhënë numrin e Anës dhe më pas kanë nisur probleme të tjera. Vazhduam sërish bashk, por patëm ftohje mes njëri-tjetrit. Sebepi i sherrit ka qenë vetëm kjo”,- tregoi Bruno.

Më tej Shemsho u shpreh se debatet janë thelluar pas një komunikimi me Alvisa Qarrin. Ish-konkurenti tha se dalja e shpesht e Gjinit në intervista në atë kohë dhe deklaratat e saj e kishin çuar t’i bëj dhe bllok në rrjetet sociale.

Vazhduam dhe kemi pasur debate të vazhdueshme edhe gjatë post Për’puthen. Kemi pasur probleme edhe pas komunikimit me njërën nga ish-konkurrentet, Alvisën. Blloku ka ndodhur në momentin që ajo ka dhënë një intervistë dhe unë për shaka thash që limoni ka më shumë sheqer se luleshtrydhja”, -vazhdoi Bruno.

Dolëm të përputhur dhe kemi pasur pëlqim për njeri-tjetrin. Gjërat nisën të bëheshin shumë toksike me kalimin e kohëve. Familja ime si ka pëlqyer daljet e saj sidomos në intervistës së fundit. Prindi im më shkruan dhe më tha çfarë i ke bërë vajzës ore”, shtoi më tej ai.

Në përmbyllje, Bruno Shemsho i uroi më të mirat ish-partneres, duke zbuluar që për momentin po flet me dikë.

I uroj të vazhdojë jetën e saj dhe jetë të lumtur në martesën e ardhshme. Unë eci me hapa të sigurtë edhe pa u njohur mirë. Po më pëlqen dikush, po komunikojmë”,- përfundoi Bruno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat