Ceremonia madhështore e lamtumirës në nder të Mbretëreshës Elizabeth, e cila zgjati për disa ditë rresht u përmbyll ditën e djeshme (19 shtator) në Londër.
Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar nderuan në mënyrë të veçantë monarken më jetëgjatë në mbretërinë britanike. Që pas vdekjes së saj, mediat kanë shfaqur detaje të ndryshme nga jeta e Mbretëreshës. Së fundmi, The Mirror ka zbuluar edhe se cila ka qenë pija e preferuar e Madhërisë së Saj.
Prestigjozja britanike raportoi se pija e preferuar e Mbretëreshës Elizabeth II ishte Dubonneti dhe xhini. Simpatizuesit e Elizabethës II, siç duket e dinin këtë detaj, dhe kanë zbrazur raftet e supermarketit dhe kanë blerë të gjitha shishet me këtë pije.
E njëjta pije u shit gjatë qershorit, kur Mbretëria e Bashkuar festoi Jubileun Platinum të Mbretëreshës, duke nderuar shtatë dekadat e monarkes në fron.
Dubonnet është një aperitiv i bërë me verë të fortifikuar, të përmirësuar me barishte, erëza dhe pak kininë.
Në 1846, qeveria franceze krijoi Dubonnet për legjionarët e saj për t’u dhënë atyre mbrojtje gjatë një beteje.
“E krijuar nga Joseph Dubonnet për të luftuar malarinë për ushtrinë franceze, Dubonnet është pija e zgjedhur për mbretëreshën tonë të ndjerë Elizabeth II”, thuhet në përshkrimin e pijes.
“Një verë e ëmbël me nota të hidhura e bërë nga një përzierje e verës së fortifikuar, barishteve, erëzave dhe kininës. E përkryer për madhërinë e saj, kështu që pini si një mbretërore.”