Blogerja e njohur Sarah Berisha, së fundmi sqaroi raportin e saj me moderatoren Einxhel Shkira.
Sarah në një intervistë në ‘Goca dhe Gra’ tregoi se nuk ka pasur asnjë sherr me moderatoren.
“Me Einxhel s’jam zënë dhe s’kemi pse zihemi. Kemi marrëdhënie normale. Nuk bëhemi siç jemi bërë brenda shtëpisë. U prishën shoqëri më të mëdha në “Big Brother Vip” kështu që…”, tregoi Sarah.
Ndryshe dyshja së fundmi në media janë përfolur për prishje të raporteve në mes vete.