A duhet të kryejnë marrëdhënie intime lojtarët përpara ndeshjeve apo garave? A e ul rendimentin e tyre aktiviteti seksual? Pyetje që nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje shkencore ndërsa trajnerë të ndryshëm futbolli e mendojnë në mënyra të ndyshme.
Pavarësisht kësaj, 7 sportistë të klasit botëror, e kanë bërë publike zhgjedhjen e tyre për të dhënë maksimumin në shtrat përpara se të japin shpirtin edhe në fushë.
- Nick Kyrgios; Tenisti australian nuk ndahet asnjëherë nga e fejuara e tij Costeen Hatzi dhe pa asnjë ndrojtje e ka pranuar që përpara sfidave ai ndalet fillimisht në shtratin e të fejuarës
- Ronaldinho; Dikur sulmuesi brazilian ka thënë: “Përpara ndeshjeve te Barcelona praktikoja seksin sepse për mua nuk ishte një problem madje ishte një shtysë më shumë”
- Ronda Rousey; “Tek femrat seksi rrit testosteronin prandaj unë bëja sa më shumë përpara ndeshjeve të UFC”
- Paul Hunter; Ish kampioni i botës në snooker e pranon që ideja për të kryer marrëdhënie seksuale përpara ndeshjeve e irritonte por pasi e provoi në një ndeshje shumë të rëndësishme, e vlefshme për titullin botëror, funksionoi dhe që prej asaj kohe e ka praktikuar vazhdimisht
- John Daly; Golfisti amerikan thekson: “Seksi është gjëja më madhështore që ekziston dhe mua më ndihmon shumë në sport”
-Ronaldo; Fenomeni për një farë kohe ka pasur varësi të theksuar ndaj seksit madje sipas tij, asnjë gjë tjetër nuk e rriste performancën në fushën e lojës si seksi
- George Best; Legjenda e Manchester United ishte i rrethuar përherë nga femra, ndërsa në transferta e kishte bërë zakon që të joshte sa më shumë bukuroshe