Sylvester Stallone dhe gruaja e tij, Jennifer Flavin, kanë vendosur të pajtohen një muaj pasi ish-modelja paraqiti kërkesën për divorc, thotë përfaqësuesi i tij ekskluzivisht për Page Six.
“Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe mundën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre,” thotë zëdhënësi. “Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur.”
Page Six konfirmoi gjithashtu se në gjykatë u dorëzua këtë javë edhe urdhri që synon të ndalojë procedurat e divorcit, për shkak të faktit se çifti po i zgjidh gjërat.
Fotografia që Stallone postoi me Flavin, të kapur për dore të hënën, ishte "mënyra e tij për të aluduar atë që po vinte".
Çifti janë të martuar prej 25 vjetësh dhe kanë tre vajza: Sophia, 26 vjeç, Sistine, 24 vjeç dhe Scarlet, 20 vjeç.