Është hera e parë që çifti është parë duke shfaqur dashurinë ndaj njëri-tjetrit në publik, pasi kanë qëndruar në distancë gjatë promovimit të projektit të mbushur me drama, i cili sheh Harry-n të luajë përballë aktores kryesore Florence Pugh .
38-vjeçarja, thuhet është përfshirë në një ‘debat’ me Pugh, e cila dyshohet se u zemërua nga marrëdhënia e Wilde me Styles, duke penguar realizimin e filmit, madje thuhet se dy debati ka shkuar deri në tone të larta.
Kjo vjen gjithashtu teksa Oliva po vazhdon luftën e kujdestarisë me ish-partnerin Jason Sudeikis, me të cilin ajo ka dy fëmijë; Otis, tetë, dhe Daisy, pesë. Vajza e Wilde gjithashtu shfaqet në film në një rol të shkurtër.
Duke qemë se marrëdhënia romantike e Wilde me Styles ka pasur shumë fokus, dyshja kanë mbajtur distancën e tyre gjatë promovimit të filmit – duke u shfaqur së bashku vetëm në xhirimet e grupit në premierën në Venecia dhe së fundmi në Nju Jork.
Megjithatë, çifti duket se janë shumë i dashuruar pasi u panë duke shkëmbyer puthje në mes qytetit të Nju Jorkut. Ata u fotografuan duke dalë nga një restorant dhe Harry hodhi krahun mbi supet e të dashurës së tij ndërsa ata ecnin në rrugë.