Nga Rosela Gjylbegu nuk kemi patur asnjëherë lajme rozë.
Kjo pasi këngëtarja ka zgjedhur që jetën e saj private t’a mbajë gjithnjë larg medias.
Por mesa duket këtë herë ka vendosur që partnerin e saj, t’a bëjë publik me anë të këtij postimi në rrjetet sociale.
Pa shumë fjalë e dedikime Rosela ka vendosur që këtë moment të lumtur ta ndajë me ndjekësit dhe fansat e saj ndër vite.