Një bashkëpunim shumë interesant duket se është gati të publikohet në pak ditë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka bashkuar forcat me reperin Don Xhon për një këngë të përbashkët.
Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta nga xhirimet e klipit, të cilat janë kryer këto ditë.

Bashkimi i forcave për të bërë këtë bashkëpunim interesant, është pritur mirë nga fansat e të dy palëve.