Einxhel Shkira “vesh pantallonat” në marrëdhënien e saj! Gati t’i propozojë Dagzit për martesë

Mediale Vip

Einxhel Shkira “vesh pantallonat” në marrëdhënien e saj! Gati t’i propozojë Dagzit për martesë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:37
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Një “ligj” i pashkruar thotë që është djali ai që duhet t’i propozojë partnerës së tij. Ose të paktën kështu jemi mësuar ta shikojmë deri tani.

Mirëpo në rastin e çiftit Einxhel Shkira-Dj Dagz mesa duket kjo detyrë i ka rënë mbi shpatulla modetratores. Einxhel pak më parë ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto ku duken të veshur “si për dasëm” me Dagzin. Kjo dukje i ka ngjallur dëshirën Shkirës për t’i propozuar ajo partnerit të saj.

I dashuri im duket kaq i “zjarrtë”. Jam gati t’i propozoj së shpejti,”-shkruan Einxhel krahas fotove.

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit. Çifti që u njohën në “Big Brother VIP” do bëhen së shpejti prindër dhe ndjekësit e tyre duan të dinë nëse do ketë dasmë së shpejti apo jo.

Disa ditë më parë ato morën pjesë në dasmën e menaxherit të Dagz, Tatarukës, dhe si dukej lulet që hodhi nusja, i mori Einxhel. Dhe të gjithë e dimë se kur dikush pret lulet, sipas traditës, do martohet së shpejti.

“A je gati për met propozu a jo” thuhej në fotografitë e Dagz dhe Einxhelit që mban lule në duar dhe të rishpërndara nga moderatorja në Instagram nga një faqe fansash.

Nuk dihen planet e çiftit për këtë gjë, por ndoshta një dasmë mund të jetë në horizont.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat