Kur bukuria dhe talenti sintetizohen arrihet perfeksioni. S'mund të nisim ndryshe këtë shkrim për Eriselda Shllakun, aktoren, prezentuesen e njohur nga Shqipëria.
E sfiduar në “ Al Pazar” për një gjysmë sezoni, Eriselda edhe sot kujtohet nga adhuruesit e saj për rolin e saj të një vajzë të bukur dhe të zgjuar, për të cilën ndjejnë nostalgji edhe sot.
Në një bisedë të shkurtër për "Bota Sot", Eriselda tregon për kohën e lirë, e cila ështe e pakët për shkak të angazhimeve të shumta në radio në rolin e moderatores.

Gjithashtu, është mjaft ambicioze për planet e saj të ardhshme, të cilat për publikun do i shpalosë në të ardhmën.Eriselda, një fajzë më elegancë, me shije të fortë për rolet e saja skenike dhe televizive, mbete e kërkuar dhe e dashur për adhruesit e saj të shumtë, jo vetëm në Shqipëri.