‘Ma kanë sharë shumë fustanin e nusërisë’, Armina Mevlani zbulon arsyen pse e zgjodhi

Mediale Vip

‘Ma kanë sharë shumë fustanin e nusërisë’, Armina Mevlani zbulon arsyen pse e zgjodhi

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 17:20
Armina Mevlani

Dasma e blogeres Armina Mevlani me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte tema e javës në mediat rozë.

Gjatë diskutimit në “Goca dhe Gra” ajo u shpreh se fustanin e parë të dizenjuar nga Vivienne nuk ia kanë pëlqyer. Armina shtoi se ai ishte një fustan i mirëmenduar në detaje nga stilistja që i përshtatej asaj.

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O zot, s'e ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan”, tha Armina.

Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot, por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Valdrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain”, shtoi Armina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat