Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, është bërë nënë për herë të tretë.
Ajo dhe partneri i saj, prezantuesi i njohur, Ledion Liço, kanë mirëpritur një vajzë.
Lajmi është konfirmuar nga vet Sara përmes një postimi që ka shpërndarë në rrjete sociale.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/03/auto_Screenshot_8-61664786877.png)
“Javën e kaluar”, ka shkruar ajo duke publikuar me fansat disa momente para dhe pas lindjes.
Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë nga miqtë dhe ndjekësit në hapësirën për komente.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/03/auto_Screenshot_9-41664786879.png)
Ajo dhe Liço kanë bashkë edhe dy djem: London dhe Roman.
Të njëjtit po ashtu vlen të ceket se janë bashkë prej shumë vitesh.