Onur Şener, një këngëtar turk që punonte në një klub nate në Ankara, është vrarë nga tre persona pasi nuk dinte këngën që ata i kërkuan.
Tre burrat iu afruan këngëtarit dhe i kërkuan të këndonte një këngë që ata donin. Por një debat verbal filloi mes tyre pasi këngëtari tha se nuk e dinte këngën. Kaq mjaftoi që debati verbal të shndërrohej në një përleshje fizike, ku u përfshinë stafi i lokalit dhe klientët.
Tre burrat e goditën me shishe qelqi këngëtarin i cili u plagos rëndë dhe humbi jetën në spital.
Ekipet e Departamentit të Policisë së Ankarasë arrestuan tre persona në lidhje me ngjarjen e rëndë.