Angelina Jolie së fundmi ka paraqitur dokumente të reja gjyqësore duke akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt se e kishte sulmuar atë dhe fëmijët e tyre, në gjendje te dehur, gjatë një fluturimi me avion privat.
Në një padi për punishten e verës franceze që ish-çifti bleu, Jolie thotë se Brad Pitt e kapi nga koka dhe sulmoi dy nga fëmijët e tyre në udhëtimin e vitit 2016.
Pitt gjithashtu abuzoi verbalisht dhe derdhi alkool mbi familjen e tij gjatë fluturimit nga Franca në Los Anxhelos, thotë ajo.
Ndërkohë një burim i afërt me aktorin ka deklaruar se pretendimet Jolie janë të rreme. “Ajo vazhdon të rimendojë, rishikojë dhe riimagjinojë përshkrimin e saj për një ngjarje që ndodhi gjashtë vjet më parë, duke shtuar informacione krejtësisht të pavërteta sa herë që nuk arrin të marrë atë që dëshiron”, tha burimi për BBC.